SKOCIA - SHQIPËRIA
Shqipëria e pafuqishme për Skocinë
10 September, 2018 @22:41
Në takimin e saj të dytë në Ligën e Kombeve, Shqipëria u mposht nga përfaqësuesja e Skocisë me rezultat 2-0.
Pjesa e parë kaloi me dominimin e skocezëve, të cilët edhe pse kishin më tepër posedim dhe më tepër raste për shënim, nuk e gjetën rrjetën, duke bërë që 45 minutëshi i parë të mbyllej pa gola.
GRUPET DHE ORARI - LIGA E KOMBEVE
Në pjesën e dytë, presioni i vendasve vazhdoi dhe kjo iu shpërblye atyre me 2 gola.
Me të filluar pjesa e dytë, një autogol i Xhimshitit ia dha epërsinë fillestare Skocisë, e më pas Steven Naismith shënoi për 2-0 në minutën e 68’, për ta mbyllur plotësisht dilemën sa i përket fituesit.
Kjo fitore bën që Skocia dhe Shqipëria të kenë nga 3 pikë, kurse Izraeli të ketë edhe më tutje 0, mirëpo përveç Shqipërisë, të dyja përfaqësueset tjera kanë zhvilluar nga vetëm 1 ndeshje, pasi që grupi i Shqipërisë përbëhet nga vetëm 3 skuadra.