GLASGOW RANGERS
Stërvitja e parë për Eros Grezdën
11 September, 2018 @19:59
Futbollisti gjakovar i kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda, sot për herë të parë është stërvitur me skuadrën e tij Glasgow Rangers.
Grezda, i cili ishte i lënduar një kohë të gjatë, është rikthyher në fushat e blerta për herë të parë me gjigantin skocez.
23 vjeçari, u transferua te Rangersi në fund të muajit gusht, derisa në dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë në Ligën e Kombeve nuk ishte në formacion me lejen e stafit të ekipit.