VËLLAZNIMI - DUKAGJINI
Muhaxhiri shpëton derbin
15 September, 2018 @18:34
Derbi i ditës në Ligë të Parë të Kosovës ndërmjet Dukagjinit dhe Vëllaznimit ka sjellë gjithçka përveç golave.
Ndeshja ka përfunduar pa gola, 0-0, ndërsa raste kanë pasur të dyja skuadrat, veçanërisht lojtarët e ekipit të Klinës, që kanë dështuar të shënojnë nga pozitat ideale, me tentimet e Granit Arifajt, Mark Milicajt, etj.
Gjithsesi, hero i ekipit të Vëllaznimit për sot është portieri Altik Muhaxhiri që nuk lejoi Milicajn të shënojë nga penalltia në pjesë të dytë të ndeshjes, kur pas një ndërhyrjeje të Ilir Sylës në zonë, ky i fundit përjashtohet dhe shkaktohet penallti.
Ky rezultat lë të dyja skuadrat në katërshen kryesore të Ligës së Parë, pa humbje ende dhe me bilanc të njejtë pas 4 xhirove të para të stinorit, 2 fitore dhe 2 barazime.
Dukagjini në fund, ka humbur rast ideal që si vendas të shënojë një fitore që do t’i ngriste një hap më lart në klasifikim.