ZVICËR
Shënojnë Kololli e Nikçi
16 September, 2018 @13:08
Benjamin Kololli me një gjuajtje të shkëlqyeshme, shënoi golin e dytë në fitoren 4-2 të skuadrës së Zurich në udhëtim me Breitenrain, në rrethin e dytë të Kupës së Zvicrës.
Kololli u aktivizua për 65 minuta, Izer Aliu mbylli ndeshjen që kishte nisur, gjersa Hekuran dhe Mirlind Kryeziu ishin në bankën rezervë.
Nikçi
Ardian Nikçi shënoi golin e barazimit në minutën e 97të, për të dërguar skuadrën e tij, Schaffhausen, në vazhdime kundër kampionëve aktual të Zvicrës, Young Boys. Megjithatë kampionët vazhduan tutje me golin e shënuar në minutën e fundit të kohës shtesë.
Ajeti
Reprezentuesi më i ri i Zvicrës, Albian Ajeti shënoi dy herë për Baselin në fitoren e thellë, 7-1 kundër Echallens.