FLAMURTARI - SKËNDERBEU
Oto John vulos derbin shqiptar
17 September, 2018 @23:54
Përballja më interesante e xhiros së katërt të Kategorisë Superiore shqiptare, ndërmjet Flamurtarit deri tash të pamposhtur dhe Skënderbeut, ka përfunduar me fitoren e korçarëve.
Skënderbeu ka shënuar fitore me golat e ardhur në pjesë të dytë të ndeshjes, kur Blerim Krasniqi shënoi për 0-1 (73’) ndërsa ish golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës dhe Trepçës’89, John Oto John, ka vulosur fitoren e ekipit kampion të Shqipërisë, duke shënuar për 0-2 (86’).
Ky ka qenë goli i parë i Johnit në Superiore këtë stinor, ndërsa ekipi i Skënderbeut që aktualisht po drejtohet nga Orges Shehi (ish-kapiteni dhe portieri i kombëtares) mbetet lider dhe i pamposhtur në Superiore edhe pas katër xhirove.
Flamurtari, që në ekip ka trajner Ilir Dajën, ish trajnerin e Skënderbeut sonte ka pësuar humbjen e parë në kampionat.
Goli i dytë i Skënderbeut on Vidnews.