SPAL - ATALANTA
Shqiptarët rezervë, Atalanta mposhtet nga befasia
17 September, 2018 @23:32
Ish lojtari i Atalantës, Andrea Petagna (23 vjeç), ka shënuar dy herë (50’ dhe 56’) sonte për ekipin e tij të ri SPAL, për t’ia dhënë fitoren 2-0 skuadrës.
SPAL përndryshe, për momentin është ndjekësi kryesor i liderit dhe kampionit të Italisë, Juventus, pasi që pas 4 xhirove të para në Serie A ka arritur të tubojë 9 pikë duke pranuar një gol të vetëm në këtë rrugëtim.
Te Atalanta, Etrit Berisha dhe Berat Xhimshiti gjatë gjithë ndeshjes kanë qenë në bankën rezervë, derisa Gian Piero Gasperini me ekipin e tij u ndanë kokëulur nga ndeshja.
SPAL që aktualisht po drejtohet nga Leonardo Semplici është bërë një befasi e këndshme në nismë të Serie A-së këtë stinor, ndërsa ekipi në fjalë të shtunën do të jetë mysafir i Fiorentinës dhe pas kësaj pret Sassuolon.