JUVENTUS - BARCA

Super Juventus, Barcelona shpartallohet në Torino
11 April, 2017 @22:41
Në takimin e parë çerekfinal të luajtur në ‘Camp Nou’, Juventusi e ka shpartalluar me rezultat 3-0 skuadrën e Barcelonës, duke e krijuar kështu një epërsi solide para ndeshjes së kthimit dhe duke u afruar dukshëm me gjysmëfinalen.
Me të filluar takimi, Juventusi rrezikoi me një goditje me kokë të Higuainit, mirëpo në vend ishte portieri Ter Stegen. Shumë pak pas rrezikimit nga Higuain, argjentinasi tjetër, Paulo Dybala, ishte ai që i dha epërsinë torinezëve. Pas një pasimi të Cuadrados nga krahu i djathtë, Dybala goditi bukur me të majtën për epërsinë 1-0.
15 minuta më vonë, ishte po i njëjti lojtar ai që e gjeti edhe golin e dytë të vendasve, ndërsa mund të thuhet që ky gol erdhi nga ‘Ligji i pashkruar i futbollit’, me Iniestën që shpërdoroi një rast tejet të volitshëm në cepin tjetër të fushës pas një pasimi maestral nga Leo Messi.
Pasi e krijoi epërsinë 2-0, Juventusi vendosi të tërhiqej prapa, derisa Barcelona mbante posedimin, por raste konkrete për shënim nuk pati dhe pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 2-0.
Në pjesën e dytë, Juventusi e gjeti edhe një herë golin. Për 3-0 u përkujdes qendërmbrojtësi Chiellini, i cili shënoi me kokë i ndihmuar nga shtylla. Në vazhdim të ndeshjes, e tëra çfarë bëri ‘Zonja e Vjetër’ ishte menaxhimi i ndeshjes. Me një mesfushë të ngjeshur e një mbrojtje tejet të fortë, skuadra e drejtuar nga Allegri e mbylli ndeshjen pa pranuar gol, duke bërë kështu që në ndeshjen e kthimit në ‘Camp Nou’ të udhëtoj me një epërsi solide.
Se a do të shohim ndonjë përmbysje si ajo ndaj Parisit nga Barcelona, mbetet të shihet, mirëpo kësaj radhe kjo gjë duket më e vështirë!
All Goals & Highlights HD - Juventus 3-0… by euro-goal-tv