PARA NDESHJES: JUVENTUS-BARCELONA

Juventus s’është mposhtur nga Barcelona në Torino
11 April, 2017 @13:11
Sonte nisin duelet çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe njëra ndër përballjet më interesante është ajo në mes të Juventusit dhe Barcelonës, që zhvillohet prej orës 20e45 në “Juventus Stadium”.
PIKAT KRYESORE:
-Juventus asnjëherë nuk është mposhtur nga Barcelona në Torino.
-Juventus është në seri prej 21 ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat.
-Sergio Busquets është i suspenduar te Barcelona.
-Barcelona ka mposhtur 3-1 Juventusin në finalen e vitit 2015 të Ligës së Kampionëve.
-Katalonasit kanë shënuar rekord me arritjen e dhjetë herë radhazi të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
FORMACIONET E MUNDSHME:
Juventus: Buffon; Dani Alves, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Pjanić, Khedira; Cuadrado, Dybala, Mandžukić; Higuaín.
Barcelona: Ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Umtiti, Jordi Alba; Rakitić, Mascherano, Iniesta; Messi, Luis Suárez, Neymar.
SI ARRITËN NË ÇEREKFINALE?
Juventus ka eliminuar Porton në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve. Ndërsa Barcelona ka kaluar te tetëshja më e mirë duke shkruar histori. Përkundër se ishte mposhtur 4-0 në ndeshjen e parë nga Paris St Germain, ka arritur të rikthejë atë në Camp Nou duke e mposhtur ekipin parisien 6-1 për histori të kësaj gare.