ARSENE WENGER

Kam drejtuar mbi 1100 ndeshje dhe kështu s’kemi pësuar!
10 April, 2017 @23:47
Pas humbjes së sontme nga Crystal Palace, trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, duke folë për Sky Sportsin ka pranuar se vendasit ishin shumë më të mprehtë në sulm sesa ekipi i tij.
“Ata ishin më të mprehtë se ne në situata vendimtare. Natyrisht që nuk është mirë. Kjo humbje mund të ketë pasoja për ne, që të mos arrijmë TOP 4-shin në ligë,” ka thënë Wenger.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
”Çdo humbje të mërzit. Kam drejtuar mbi 1100 ndeshje për Arsenalin dhe nuk jemi mësuar me humbje të tilla. Është për tu mërzitur. Fatkeqësisht ky është rezultati dhe ne duhet të përgjigjemi sa më shpejt,” ka vazhduar ai.
“Jam i zhgënjyer dhe i vendosur që t’i fus gjërat në vend. Sonte brenga nuk jam unë, është fakti që kemi humbur një ndeshje të rëndësishme dhe kjo është ajo që duhet të brengos seriozisht,” ka përfunduar Wenger deklaratën e tij.
RAPORTI: CRYSTAL PALACE - ARSENAL
Arsenal sonte ka pësuar humbjen e tretë në pesë ndeshjet e fundit në Premier Ligë. Në këto 5 ndeshje ata kanë shënuar vetëm një fitore, ndaj West Ham Unitedit.
All Goals & highlights - Crystal Palace 3-0… by goalsarena2017