Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA - VËLLAZNIMI

Vëllaznimi triumfon me përmbysje në Vushtrri

Foto: FC Vëllaznimi

Vëllaznimi triumfon me përmbysje në Vushtrri


9 April, 2017 @17:36

Pas humbjes 0-3 nga Flamurtari në tavolinë, Vëllaznimi ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme ndaj skuadrës së Vushtrrisë.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e vendasve falë golit të Bashkim Shalës, kurse rikthimi i gjakovarëve erdhi në pjesën e dytë. Fillimisht, Yll Myrta barazoi nga penalltia, e më pas tri pikët u siguruan me golin e Egzon Gashit, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 1-2.

Kjo fitore e mban Vëllaznimin në vendin e dytë, vend i cili siguron plasman direkt në Superligë, kurse Vushtrria me këtë humbje bën një hap prapa në rrugën drejt pozitave play-off.

TABELA AKTUALE LIGA E PARË


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë