BESA-GJILANI
Gjilani ndal Besën
9 April, 2017 @16:59
Gjilani kësaj radhe nuk ka lejuar që të fitojë Besa. Vetëm 3 xhiro më parë skuadrat u takuan në Gjilan dhe Besa kishte fituar 0-1 aty.
Por kësaj radhe, përkundër epërsisë së pejanëve, Gjilani ka arritur që përmes Betim Haxhimusës të nxjerrë pikë të rëndësishme për të mbajtur ecurinë pozitive të skuadrës, që tashmë tre xhiro nuk din për humbje.
Diar Miftaraj shënoi golin e epërsisë për Besën, nga penalltia, derisa më parë në zonë të rreptësisë ishte ndalur Qemail Elshani. Miftaraj në fund të ndeshjes la skuadrën mangu, pasi që me dy të verdha u desht të lëshojë ndeshjen.
Xhiron që vjen, Gjilani pret Llapin, ndërsa Besa pret Lirinë.