PARA NDESHJES

Foto: juventus.it
Juventus kërcënon Barcelonën
9 April, 2017 @11:16
Pas ndeshjeve të zhvilluara dje në kuadër të kampionateve përkatëse, mediat italiane kanë shkruar se forma e jashtëzakonshme e Juventusit dhe ajo jostabile e Barcelonës, do të ndikojë në duelin e Ligës së Kampionëve, mes këtyre dy skuadrave.
Në anën tjetër, mediat spanjolle të afërta me Real Madridin i kanë falenderuar trajnerit të Malagas, Michel, për fitoren ndaj Barcelonës duke shkruar: Titulli i LaLigas servohet në pjatë.