VIDEO

Rashica vazhdon me asistime, mposht Zenelin
8 April, 2017 @20:35
Milot Rashica përsëri ka qenë asistues për skuadrën e tij, Vitesse.
Ai dha pasimin e golit të katërt të skuadrës së tij, e cila e mposhti me rezultat 4-2 Heerenveenin e Arbër Zenelit.
Rashica ishte titullar dhe luajti për 88’ minuta, ndërsa Zenelit nuk iu dha rasti të dëshmohet në këtë ndeshje nga trajneri i Heerenveenit.
Për Rashicën ky është asisti i tetë në kampionatin holandez.