VIDEO

Supergol nga Kololli, bën gjithçka i vetëm
8 April, 2017 @19:56
Mesfushori kosovar, Benjamin Kololli, po vazhdon të shënojë gola me skuadrën e tij nga Zvicra, Lausanne.
Ai sot ishte realizator i golit të dytë të skuadrës së tij, e cila fitoi me rezultat 4-2 ndaj skuadrës Thun.
Kololli shënoi gol të bukur në minutën 49’, pas një solo akcioni nga krahu i majtë.
Ky është goli i shtatë i Kolollit në kampionatin zviceran.