ARDIAN LIMANI

Foto: KF Feronikeli/ Facebook
Lëndim joserioz për Limanin e Feronikelit
9 April, 2017 @12:38
Futbollisti i Feronikelit, Ardian Limani, i cili u lëndua dje në përballje me Dritën, është konfirmuar të ketë lëndim joserioz, ka bërë të ditur ekipi i tij përmes një njoftimi të lëshuar në Facebook.
“Pas kontrollës mjekësore është konfirmuar se shkalla e lëndimit të Limanit nuk është serioze,” ka bërë të ditur ekipi kampion i Kosovës.
Limani ishte në dyluftim me një lojtar të Dritës dje, ku u përplas në bankë të ekipit me ç‘rast u desht të zëvendësohet në minutën e 72-të të takimit.
Feronikeli barazoi me Dritën dje, 0-0.