LLAPI - HAJVALIA

Llapi mposht Hajvalinë e dorëzuar
9 April, 2017 @16:57
Në një takim pa shumë histori, Llapi favorit ka shënuar fitore të lehtë ndaj skuadrës së Hajvalisë.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina fuqinë e vet e tregoi me të filluar takimi, duke shënuar 2 herë brenda 22 minutave, duke bërë kështu që pjesa e mbetur e takimit të zhvillohej vetëm sa për statistika.
Goli i epërsisë erdhi nga Hamdi Namani në minutën e 11’ të takimit, kurse për dyfishimin e epërsisë u përkujdes Alban Mavriqi në minutën e 22’.
Më pas, me Hajvalinë e dorëzuar që ka filluar të mendoj për Ligën e Parë, Llapit i mbeti vetëm ta menaxhonte ndeshjen dhe ritmi i lojës ra, që rezultoi në mungesë të golave të tjerë dhe takimi u mbyll me rezultat 2-0.
Kjo fitore e mban Llapin në vendin e katërt, kurse Hajvalia duket pa gjasa për shpëtim.