PAS INCIDENTIT

Foto: prishtinafc.com
Prishtina ndjen keqardhje për rastin në tribuna
10 April, 2017 @12:48
Skuadra e Prishtinës ka lëshuar sot një komunikatë për media, ku bën të ditur se i vjen keq për rastin që ndodhi në tribuna në ndeshje me Trepçën, ku pati përleshje mes tifozëve të saj dhe zyrtarëve të klubit mysafir.
Mëposhtë, komunikata e plotë e Prishtinës.
“Klubit të futbollit Prishtina, i vije keq për ngjarjen e ndodhur në tribunën e stadiumit “Agron Rama”, gjatë ndeshjes kampionale të javës së XXV ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës, meqë rast u sulmuan zyrtarët e klubit mysafir.
Përkundër përpjekjeve për organizimin sa më të mirë të ndeshjes në kushtet që iu ofron stadiumi në fjalë e ku ne vetëm i zhvillojmë ndeshjet, sipas raporteve të policisë një grup i simpatizuesve të klubit sulmuan zyrtarët e klubit mysafir, meqë rast pati edhe të lënduar.
Si gjithmonë klubi i futbollit Prishtina, është kundër dukurive negative që nuk lidhen me sport. Andaj fton simpatizuesit e futbollit që të sillen në kuadër të kritereve dhe standardeve evropiane të futbollit.
Klubit të futbollit Prishtina, edhe pse nuk e ndjen vetën përgjegjës, i kërkon falje skuadrës mike nga Mitrovica dhe të gjithë opinionit sportdashës dhe distancohet fuqishëm nga këto akte që nuk e shpijnë lojën e futbollit në aspiratat e klubit për rregullimin e gjendjes së futbollit në Kosovë.
Po ashtu, klubi iu bënë thirrje edhe simpatizuesve të saj, që të jenë korrekt gjatë ndeshjeve si në anim, po ashtu edhe në sjellje, pa marrë parasysh rivalitetin në fushë. Vetëm në këtë mënyrë e ndihmojnë klubin e zemrës dhe e përkrahin atë drejt sukseseve. Sepse, në fund të fundit dëmtohet vetëm klubi ynë.” - përfundon njoftimi i ekipit bardhekaltër botuar pak më parë në faqen zyrtare të saj.