SADIKU - ALIOSKI

Spektakël nga dyshja shqiptare
9 April, 2017 @19:36
Dy futbollistët shqiptarë të skuadrës zvicerane Lugano, Armando Sadiku dhe Ezgjan Alioski, kanë dhuruar spektakël në ndeshjen e sotme kampionale ndaj skuadrës Sion.
Alioski shënoi hat-trick në këtë ndeshje dhe pati një asist, ndërsa Sadiku shënoi gol dhe asist duke dhënë kështu kontribut maksimal për fitoren me rezultat 4-2.