SUPERLIGA TURKE

Emmanuel Adebayor duke festuar hat-trickun e tij. Të parin pas 6 viteve!
Adebayor me hat-trick pas 6 vitesh
11 April, 2017 @8:32
Skuadra e Istanbul Basaksehirit, që po konisderohet si një “Leicester City” i Superligës së Turqisë, ka vazhduar edhe në xhiron e fundit me rezultate të mira, ndërsa kësaj radhe, shkëlqeu sulmuesi i tyre Emmanuel Adebayor.
Adebayor shënoi hat-trick ndaj Galatasarayit, në ndeshjen ku Istanbul Basaksehirshënoi fitoi 4-0 ndaj gjigantit verdhekuq nga Stambolli që po drejtohet nga kroati Igor Tudor.
All Goals HD Basaksehir 4-0 Galatasaray 10.04.2017 by Live1Goals
Basaksehir vazhdon të ndjek Besiktasin në krye të klasifikimit me këtë fitore, duke qëndruar 5 pikë pas, me 27 ndeshje të zhvilluara. Deri në fund të stinorit, kanë mbetur edhe 7 xhiro.
FAKTE:
Adebayor hat-trickun e fundit në karrierë e kishte shënuar në vitin 2011 derisa ka qenë pjesë e Real Madridit. | Ai iu bashkangjit Basaksehirit në janar 2017 si lojtar i lirë, pasi që asnjë ekip nuk e deshi. | Adebayor aktualisht është 33 vjeç. |