Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UNITED - LIVERPOOL

Super Liverpool, shkollon Unitedin në “Old Trafford”

Super Liverpool, shkollon Unitedin në “Old Trafford”


24 October, 2021 @19:28

Me rezultat të thellë 0-5 është mbyllur derbi i madh i Anglisë mes Manchester United dhe Liverpoolit.

Duke shënuar 4 herë vetëm në pjesën e parë, Liverpooli i tregoi edhe një herë Unitedit që për të luftuar për titull ky i fundit duhet të përmirësohet shumë.

Salah shënoi tri herë e nga një herë Keita e Jota, ndërkohë që Unitedit iu anulua një gol i Ronaldos me ndihmën e sistemit VAR kur ndeshja veç kishte përfunduar.

Për t’i komplikuar punët edhe më shumë e për t’i shtuar mungesat për ndeshjet e radhës, Paul Pogba u ndëshkua me karton të kuq direkt rreth 15 minuta pas inkuadrimit të tij në lojë.

Pas 9 xhirove, Liverpooli ka 21 pikë, një më pak se Chelsea lider, e United momentalisht ka 7 pikë më pak se Liverpooli.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League