Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI 0-0 DRITA, BALLKANI KAMPION

Superderbi Gjilani-Drita me barazim, Ballkani kampion!

Superderbi Gjilani-Drita me barazim, Ballkani kampion!


4 May, 2022 @16:55

Derbi ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, i majit të vitit 2022 do të mbahet në mend si derbi që bëri Ballkanin e Suharekës për herë të parë kampion të Kosovës.

Ndeshja u luajt pa tifozë, për shkak të dënimit që kishte Gjilani, pikërisht për shkak të huliganizmit të tifozëve në ndeshje ndaj Ballkanit, ndërsa dueli derbi më shumë në pjesë të parë anonte kah Drita.

Por, siç tha edhe trajneri Ardian Nuhiu në fund të ndeshjes, rastet e shumta të Dritës në pjesë të parë nuk u konkretizuan dhe kështu me këndelljen e “vendasve” në pjesë të dytë skuadrat në fund u pajtuan me barazim.

TABELA AKTUALE

E ky barazim, i la ata pa gjasa për titull kampioni, as në teori, prandaj edhe Ballkani duke qëndruar qetë në Suharekë dhe duke shikuar ndeshjen nga televizori festoi.

Titulli i parë kampion për ekipin suharekas, derisa Ballkani pos festës, tani më ka të garantuar edhe pjesëmarrjen në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku do të debutojë këtë stinor - dhe jo vetëm, por edhe në gara evropiane.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga