Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA - GAMBIA

Supergoli i Arbër Hoxhës, Kosova fiton miqësoren e fundit

Supergoli i Arbër Hoxhës, Kosova fiton miqësoren e fundit


11 June, 2021 @20:49

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore me ekipin e saj të dytë në ndeshjen e fundit miqësore të këtij muaji, duke e mposhtur shtetin afrikan të Gambisë me rezultat minimal 1-0.

Hero i ndeshjes ishte sulmuesi i Ballkanit, Arbër Hoxha, i cili shënoi golin e fitores për dardanët në minutën 80’, pas një depërtimi të shkëlqyer individual dhe gjuajtjes së pandalshme për portierin kundërshtar.



Vetëm 3 minuta pas golit të Hoxhës, fitorja e Kosovës u rrezikua pasi që Gambia fitoi penallti.

Por goditja e sulmuesit gambian, Musa Barrow, ishte e pasuksesshme, duke e lënë kështu të paprekur portën e Betim Halimit.

Në këtë ndeshje për Kosovën luajtën: Betim Halimi; David Domgjoni, Lavdrim Hajrulahu, Destan Bajselmani, Armend Thaqi (Mersim Asllani); Florian Loshaj, Eroll Zejnullahu (Rron Broja), Donat Rrudhani, Jetmir Topalli, Liridon Balaj (Arbër Hoxha); Mirlind Daku (Arb Manaj)

Për Kosovën kjo ishte fitorja e tretë në katër ndeshjet miqësore të zhvilluara gjatë këtij muaji. Më parë përfaqësuesja jonë e mposhti Maltën dhe San Marinon me ekipin A, ndërsa më pas u mposhtë nga Guinea me ekipin B.


 
Të gjitha lajmet nga