Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA E SPANJËS

Superkupa e Spanjës, sistemi dhe orari i ndeshjeve

Superkupa e Spanjës, sistemi dhe orari i ndeshjeve


12 January, 2022 @11:33

Kryesisht për arsye biznesi, tash e sa vite Superkupa e Spanjës luhet në Arabi dhe me sistem të çuditshëm Play Off-i.

Pra në Spanjë nuk luan fituesi i Kupës me fituesin e Ligës, por Superkupa luhet në sistem Play Off-i, ku fillimisht luhen dy gjysmëfinale, e më pas luhet finalja mes fituesve të gjysmëfinaleve përkatëse.

Këtë vit dy çiftet gjysmëfinaliste janë Barcelona - Real Madrid dhe Atletico Madrid - Athletic Bilbao.

Barcelona - Real Madrid luhet sonte (12 janar) me fillim nga ora 20:00, kurse Atletico Madrid - Athletic Bilbao luhet nesër mbrëma (13 janar) në po të njëjtën orë (sipas kohës tonë lokale). Të dyja ndeshjet luhen në Rijad të Arabisë Saudite.

Më pas, finalja mes fituesve të dueleve gjysmëfinale luhet më 16 janar, gjithashtu në Rijad.

Superkupën e Spanjës më së shumti në histori e ka fituar Barcelona (13 herë), e pastaj vjen Real Madridi me 11 trofe. Athletic Bilbao renditet i treti me 3 Superkupa të fituara, aq sa ka edhe Deportivo La Coruna, kurse Atletico i Madridit këtë trofe e ka fituar vetëm 2 herë.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga