Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I FFK-së

Superliga 2020/21 me 10 skuadra, në sistem të trefishtë

Pamje nga arkivi/ TOPSPORTI/ D. S.

Superliga 2020/21 me 10 skuadra, në sistem të trefishtë


27 June, 2020 @13:27

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) në mbledhjen e djeshme ka qartësuar stinorin ku Superliga e Kosovës do të ketë dhjetë skuadra pjesëmarrëse.

Pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv (KE) të saj është marrë Vendim që Superliga me 10 skuadra të zhvillohet në sistem të trefishtë, ngjashëm sikurse kjo aktualja.

Pra, do të zhvillohen tre herë nëntë xhiro, që përfundimin e stinorit e kap me 27 ndeshje të zhvilluara për skuadrat.

Kjo do të thotë se me shkurtimin e numrit të skuadrave, janë shkurtuar edhe xhirot për shkak të mosndërrimit të sistemit të zhvillimit të ndeshjeve.

Ku prej 33 xhirosh sa janë zhvilluar aktualisht, numri i ndeshjeve për skuadra bie në 27.

Do të zhvillohen dy cikle nga nëntë ndeshje, ku secila skuadër luan brenda-jashtë me tjetrën, pastaj sipas sistemit të Bergerit, që aplikohet edhe aktualisht, skuadrat më të mira marrin si vendas ndeshjet e ciklit të tretë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga