XHIRO 19

Foto: KF Llapi
Superliga e Kosovës, sot luhen dy ndeshje
13 February, 2022 @10:14
Pas ditës së djeshme që pati 3 ndeshje, sot Superliga e Kosovës në futboll vjen me 2 ndeshje.
Njëra ndeshje luhet në Malishevë, e tjetra në stadiumin e renovuar të Podujevës.
Në Malishevë skuadra vendase me po të njëjtin emër e pret Prishtinën, kurse në Podujevë Llapi e pret Ulpianën.
Ndeshja në Malishevë luhet me fillim nga ora 13:00, kurse Llapi vs. Ulpiana fillon në ora 13:30.