Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHEHET TEMA : : : SUPERLIGA EVROPIANE!

Superliga Evropiane përsëri temë, tash me 80 ekipe pjesëmarrëse

Superliga Evropiane përsëri temë, tash me 80 ekipe pjesëmarrëse


9 February, 2023 @11:52

Superliga Evropiane në futboll mund të bëhet realitet. Kjo pasi që shefi ekzekutiv i A22 Bernd Reichart duke folë për Die Weltin gjerman ka bërë të ditur se ka disa ide të freskëta që kanë dalë në pah dhe numri i ekipeve mund të shkojë deri në 80.

Por, jo si herën e kaluar, tash ekipet do të kenë vendet sipas meritave që i arrijnë në garë sportive.

“Ekipeve do tu garantohen minimalisht 14 ndeshje për sezon,” ka thënë Reichart.

A22, një kompani e formuar për të sponsoruar dhe asistuar krijimin e Superligës ka konsultuar afro 50 klube evropiane që prej tetorit të vitit të kaluar dhe ka zhvilluar 10 parime të nxjerra në bazë të konsultimeve.

“Shoqatat e futbollit evropian janë në rrezik kolapsi. Koha është për tu ndërruar diçka. Nga bisedimet tona kemi kuptuar se klubet nuk duan të flasin publikisht kundër sistemit aktual, pasi që rrezikojnë sanksionet.”

Reichart ka shtuar se Superliga me një pamje të re do të jetë garë e hapur ku kualifikimet do të arrihen sipas performancës së klubeve në garat kombëtare të tyre. Ligat kombëtare do të mbeteshin si shoqata kryesore, ndërsa të ardhurat nga Superliga do të përkrahin tërë piramidën.

Në prill të vitit 2021 idea për Superligën Evropiane kolpsoi për shkak të reagimit të fuqishëm nga UEFA e FIFA. Dymbëdhjetë anëtarët themelues të saj (Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Tottenham, AC Milan, Inter Milan, Juventus, Atletico Madrid, Barcelona dhe Real Madrid) - do të merrnin pjesë gjithmonë aty dhe nuk do të rrëzoheshin asnjëherë nga Superliga. Kjo shkaktoi reagime të mëdha, vecanërisht nga ekipet, tifozët, klubet dhe mediat e Premier Ligës, ku ata u bënë të parët që u tërhoqën, ndërsa Juventus, Barcelona dhe Real Madridi mbetën të bashkuar në këtë koncept. 

 


 
Të gjitha lajmet nga International