KOMISIONI DISIPLINOR

Foto: KFDrenica/fb
Suspendohet trajneri i Drenicës
7 September, 2021 @19:48
Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, është suspenduar për dy ndeshje mos udhëheqje të ekipit nga Komisioni Disiplinor i Superligës.
Arsyeja e suspendimit të tij është se ka fyer rëndë gjyqtarin e ndeshjes në përballjen Dukagjini-Drenica dhe ka marrë karton të kuq drejtpërdrejtë.
“Kryetrajneri i KF Drenica, Tahir Lushtaku, në minutën e 83-të në ndeshjen Dukagjini-Drenica hynë në fushë dhe fyen rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor, bazuar në nenin 42 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje, mos udhëheqje të ekipit, sipas radhës të organizuar nga FFK,” ka bërë të ditur njoftimi i lëshuar pak më parë nga FFK-ja.