Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEAGUE CUP

Swansea historik!

REUTRES/Rebecca Naden

Swansea historik!


23 January, 2013 @21:56

Swansea ka arritur që të ndalë përsëri Chelsean. Ekipi nga Uellsi qe dy ndeshje nuk e lejon kampionin europian të shënojë në portën e tyre dhe me meritë të plotë u kualifikua në finale të Kupës së Ligës që luhet në Wembley. 

Mirëpo, mesfushori belg i Chelseat, Eden Hazard, do të jetë njeriu që do të mbahet në mend për skandalin e shkaktuar. Ai e shkelmoi një djalosh që vonoi ta fuste topin në lojë, derisa Chelsea vraponte pas rezultatit 0-2 nga ndeshja e parë. Për këtë ai u ndëshkua me karton të kuq dhe u përjashta nga loja.

Swansea kishte mposhtur Chelsean në Stamford Bridge të Londrës 0-2 dhe me barazimin e sontëm ka siguruar finalen e Kupës së Ligës, ku do të takohet me befasinë, Bradford. 

REZULTATI

Swansea - Chelsea 0-0


 
Të gjitha lajmet nga