Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CAPE VERDE

Debutantët nuk humbin

REUTERS/Rogan Ward

Debutantët nuk humbin


23 January, 2013 @21:25

Debutantët e turneut, ishujt e Kepit të Gjelbër, kanë shënuar golin e parë të tyre në Kupën e Kombeve Afrikane - derisa golashënuesi historik ishte as më shumë e as më pak - Platini. 

Po, kështu e ka nofkën mesfushori i tyre Luis Carlos Almada Soares, i cili shënoi një gol mjeshtëror duke paraboluar portierin maroken, Nadir Lamyaghri. 

Mirëpo, ëndërra e debutantëve përfundoi këtu, pasi që prej atij momenti Marokoja e morri kontrollin në lojë dhe gjatë tërë ndeshjes sulmoi derisa arriti barazimin nëpërmjet Youssef El-Arabit, që ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes. 

REZULTATET

Maroko - Ishujt e Kepit të Gjelbër 1-1

Afrika Jugore - Angola 2-0

GRUPI A: 

1. A. Jugore 4p. 

2. K. Gjelbër 2p. 

3. Maroko 2p. 

4. Angola 1p. 


 
Të gjitha lajmet nga International