Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INTER

S’ka ofertë për Belhandan

Panoramic

S’ka ofertë për Belhandan


23 January, 2013 @16:40

Deklarata e presidentit të skuadrës Montpellier, Louis Nicollin, nuk përputhen aspak me komunikatën e fundit të lëshuar nga faqja zyrtare e Interit.

Nicollin kishte thënë për një medium turk se Interi ka ofruar 14 milionë për mesfushorin Younes Belhanda dhe është arritur marrëveshja, derisa oferta 8 milionë euroshe e Fenerbahçes ka mbetur jashtë loje.

Ndërsa në komunikatën e Interit thuhet se asnjëherë nuk është bërë ndonjë ofertë të tillë për Belhandan, duke i përgënjeshtruar fjalët e presidentit Nicollin.

Ditë më parë skuadra turke Fenerbahçe në mënyrë zyrtare kishte filluar bisedimet për transferimin e mesfushorit 22 vjeçar nga Maroko.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A