Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AFRIKA

Fitojnë vendasit

REUTERS/Rogan Ward

Fitojnë vendasit


23 January, 2013 @19:07

Afrika Jugore ka arritur fitoren në ndeshjen e dytë të Grupit A ndaj Angolës, të përfunduar pak më parë me rezultat 2-0. 

Këto kanë qenë tre pikët e para të arritura për vendin organizator të Kupës së Kombeve. Golat erdhën nga mbrojtësi, Siyabonga Sagweni, i cili luan për Orlando Pirates, ndërsa në pjesën e dytë shënoi zëvendësuesi Lehlohonolo Majoro, për të siguruar fitoren dhe vendin e parë në grup për momentin. 

Afrika Jugore ka 4 pikë nga dy ndeshje, derisa Angola ka mbetur me një pikë të regjistruar. 

REZULTATI

Afrika Jugore - Angola 2-0 (Sagweni 30, Majoro 62)


 
Të gjitha lajmet nga International