FRANCESCO GUIDOLIN TE SWANSEA

REUTERS/Arkiv
Swansea, me trajner italian
18 January, 2016 @12:10
Vetëm disa ditë pasi që trajnerit të përkohshëm Alan Curtis iu komunikua se do të merr detyrën e kryetrajnerit deri në fund të stinorit, Swansea City thuhet të ketë arritur marrëveshje me trajnerin italian Francesco Guidolin, shkruan BBC Sport.
Guidolin është njëri ndër trajnerët e njohur kryesisht në Serie A dhe aktualisht ka qenë i papunë.
Italiani 60 vjeç ka drejtuar Palermon, Parmën, Udinesen e Monacon gjatë karrierës së tij, ndërsa është dalluar kur çoi Udinesen deri në pozitën e tretë të Serie A-së vite më parë.