Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SPANJOLLI KREATIV

Synimi i Arsenalit për janar

Synimi i Arsenalit për janar


27 November, 2014 @8:59

Topçinjtë nga Londra janë në kërkim të rezultateve të mira, mirëpo lëndimet e shumta të lojtarëve kyq në skuadër, nuk po i mundësojnë atyre që të kenë kontinuitet. 

Kjo si duket do të shtyjë Arsenalin që të lëviz në drejtim të një transferi të ri në afatin kalimtar të janarit. 

Sipas raportimit të Daily Starit britanik, Arsene Wenger është duke shikuar mundësinë që të bëj një ofertë drejt mesfushorit kreativ të Real Madridit, Isco

Gazeta më tej raporton se mesfushori 22 vjeç që është edhe pjesë e kombëtares spanjolle, do t’i kushtonte Arsenalit rreth 45 milionë euro - që një gjë e tillë nuk do të ishte problem për klubin londinez. 

Isco, që emrin e vërtetë e të plotë e ka Francisco Roman Alarcon Suarez, si 18 vjeç u transferuar nga Valencia te Malaga për 6 milionë euro, derisa nga Malaga te Reali dy stinorë më parë erdhi për 30 milionë euro.


 
Të gjitha lajmet nga