Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA A E KOMBEVE: HUNGARIA - GJERMANIA

Szalai “mat” TerStegenit, Hungaria lidere

Fotot: Magyar Labdarúgó Szövetség

Szalai “mat” TerStegenit, Hungaria lidere


23 September, 2022 @23:48

Një brilancë e sulmuesit hungarez Adam Szalai që e kapi në “mat” portierin e Gjermanisë Marc Andre ter Stegen, bëri që Hungaria të mbajë lidershipin në Grupin 3 të Ligës A të Kombeve dhe tashmë i duhet vetëm një barazim për të siguruar veten si finaliste në TOP 4 të Ligës së Kombeve!

Adam Szalai

Hungaria ka arritur të mposhtë Gjermaninë në RedBull Arena të Leipzigut sonte, derisa goli i sulmuesit të Baselit pas një korneri të Dominik Szoboszlait vendosi gjithçka, Gjermania 0-1 Hungaria [Adam Szalai 17].

TABELA, REZULTATET dhe ORARI

Kjo ka qenë humbja e parë e Gjermanisë në kuadër të këtij grupi në Ligë të Kombeve!

Marco Rossi

Duke befasuar të gjithë, Hungaria e drejtuar nga trajneri italian Marco Rossi ka arritur që të jetë deri tash ekipi më i fortë i grupit të vdekjes në Ligën A të Kombeve, derisa Italia po e ndjek si e dyta, e Gjermania është e treta. Nënkampionja e Evropës Anglia, bie një kategori më poshtë!

 


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve