Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA '89 - BESA

T89 fiton me golat e Berishës e Darwish

FOTO / Trepça '89

T89 fiton me golat e Berishës e Darwish


25 November, 2020 @17:23

Skuadra mitrovicase Trepça ‘89, ka mposhtur Besën me rezultat 4-2 [Sedat Berisha 4’,67’, Mohammed Darwish 22’,25’ - Ardit Tahiri 43’, Lucas Sebastian Da Silva 55’ (P)].

Trepça ‘89 e startoi ndeshjen si rrufe. Në 25 minutat e para e ngriti epërsinë në 3-0 me golat e shënuara nga Sedat Berisha 4’, Mohammed Darwish 22’,25’.

Dy minuta para përfundimit të pjesës së parë, Besa shënoi me Ardit Tahirin.

Në pjesën e dytë Besa shënoi nga penalltia me Lucas Sebastian Da Silva, kurse Sedat Berisha e vulosi fituesin e ndeshjes, duke shënuar në minutën e 67’ të ndeshjes për 4-2.

TABELA AKTUALE

Trepça ‘89 ka regjistruar fitoren e pestë të stinorit. Skuadra mitrovicase me 17 pikë gjendet në pozitën e shtatë, kurse Besa me 8 pikë është në fund të tabelës.

Në xhiron tjetër Trepça ‘89 takohet me Feronikelin, derisa Besa me Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga