TALENTI
Talenti 16-vjeçar shqiptar, nënshkruan dy kontrata me skuadrën zvicerane
28 June, 2021 @17:26
Skuadra zvicerane FC Aarau, ka nënshkruar dy kontrata menjëherë me talentin 16-vjeçar me origjinë shqiptare, Samuel Krasniqi.
Krasniqi është bërë për herë të parë me kontratë profesionale, duke nënshkruar me ekipin e parë të Aaraut.
Ndërkaq, ai gjithashtu do të kryejë praktikën 3-vjeçare te kjo skuadër si nëpunës tregtar në zyrën e FC Aarau.
Krasniqi është i lindur në Zvicër, ndërsa ka nënshtetësi edhe të Kosovës.