Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRESHJA SHQIPE NË CLUJ

Tash edhe zyrtarisht, Korenica te Cluji

Tash edhe zyrtarisht, Korenica te Cluji


10 July, 2024 @19:54

Pas raportimit të djeshëm, sot edhe zyrtarisht futbollisti i Kosovës Meriton Korenica është anëtar i ri i CFR Cluj në Rumani. Ish lojtari i disa ekipeve kosovare, por që emër bëri me Ballkanin dhe reprezentues i Kosovës ka arritur marrëveshje me ekipin rumun, ndërsa ai ka kaluar aty si lojtar i Manisës që mbante kartonin e lojtarit në fjalë.

Korenica 27 vjeç vlerësohet rreth 400 mijë euro, ndërsa mediat nuk kanë bërë të ditur sa ka paguar ekipi rumun për kartonin e tij. E nisi futbollin te Rahoveci për të vazhduar karrierën nga pak te Shkëndija, Metalurgu, Liria, Prishtina dhe Ballkani, ku u rikthye pas gjysmë stinori të kaluar te Manisa për të arritur Clujin.

Meritoni ka 5 paraqitje për Kosoën, ndërsa klubi i ka uruar sukses sa më të madh me Clujin. Aty, ai do të gjej bashkëlojtar si Armend Thaqi dhe Arlind Ajeti.


 
Të gjitha lajmet nga