Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ULPIANA 1-0 RAMIZ SADIKU

Tasholli kthen Ulpianën te fitoret, ruajnë kreun

Pamje nga fitorja e parë sezonale e Ulpianës/ Foto: KFUlpiana/fb

Tasholli kthen Ulpianën te fitoret, ruajnë kreun


14 October, 2022 @15:01

Ulpiana ka shënuar fitore minimale por shumë të rëndësishme në ndeshjen hapëse të xhiros së nëntë të Ligës së Parë Grupi B.

Futbollistët e drejtuar nga Emin Bajrami kanë mposhtur sot Ramiz Sadikun me rezultat 1-0, ndërsa golin vendimtar në ndeshje e shënoi Liron Tasholli (23’), i cili u asistua nga Almedin Murati, për t’ia sjellë fitoren e gjashtë kampionale lipjanasve.

TABELA AKTUALE

Me këtë fitore Ulpiana ka siguruar kreun së paku edhe për një xhiro tjetër, ndërsa në anën tjetër Ramiz Sadiku ka pësuar humbjen e katërt sezonale, derisa prishtinasit në dy xhirot e fundit nuk kanë shënuar fitore.

Në xhiron e dhjetë, Ulpiana pret Vjosën, ndërsa Ramiz Sadiku luan derbin lokal ndaj 2 Korrikut në cilësi të mysafirit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë