Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U21

Të ftuarit e Prekazit ndaj Shqipërisë e Turqisë

Të ftuarit e Prekazit ndaj Shqipërisë e Turqisë


6 November, 2020 @20:55

Selektori i Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka publikuar sot listën e të ftuarve për ndeshjet e radhës.

Kualifikueset për EURO U21 që mbahet vitin e ardhshëm, ndërsa Kosova U21 pa gjasa të mëtutjeshme për kualifikim, dy ndeshjet e fundit të fazës grupore do t’i luajë sa për prestigj.

Shpresat e Kosovës më 13 nëntor 2020 në Fadil Vokrri do të presin Shqipërinë U21, ndërsa katër ditë më vonë do të përballen ndaj Turqisë U21 në Samsun.

rafet prekazi

PORTIERË: Florian Smakiqi (Feronikeli), David Nreca Bisinger (Sonnenhof), Ardit Nika (Flamurtari).

MBROJTËS: Albin Kapra (Ballkani), Leard Sadriu (Shkëndija), Edvin Kurtulus (Halmstads), Valon Zumberi (Hamburg), Bujar Pllana (Feronikeli), Leonat Vitija (Skënderbeu), Destan Bejselmani (Zwolle).

MESFUSHORË: Alban Shabani (Skënderbeu), Valon Hamdiu (Schauffhausen), Arton Zekaj (Lille), Edison Kqiku (Gjilani), Qëndrim Zyba (Prishtina), Muharrem Jashari (Trepça’89), Blend Baftiu (Ballkani), Donat Rrudhani (Aarau), Gentrit Limani (Hamburg), Diamant Berisha (Schalke), Blendi Idrizi (Schalke).

SULMUES: Alban Ajdini (Servette), Kastriot Selmani (Llapi), Florian Seferaj (Lugano), Valdrin Mustafa (Koblenz).

Pasi që të grumbullohen lojtarët, të hënën më 9 nëntor 2020 do të zhvillojnë stërvitjen e parë në stadiumin Rexhep Rexhepi të Gllogovcit me fillim prej orës 14:00.


 
Të gjitha lajmet nga