Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

A & N

Të hënën nisin përgatitjet për pjesën pranverore, synim Superliga

Të hënën nisin përgatitjet për pjesën pranverore, synim Superliga


2 January, 2021 @13:27

Skuadra debutuese në Ligë të Parë të Kosovës, A&N nga Prizreni, ka bërë të ditur se të hënën do të nis përgatitjet për pjesën pranverore të stinorit nën direktivat e trajnerit Megzon Visoka.

Ekipi që po kërkon që në sezonin e parë debutues në Ligë të Parë të arrijë Superligën e Kosovës ka kryer pjesën vjeshtore të stinorit në pozitë të tretë me 24 pikë, 2 më pak se lideri Dukagjini.

Përndryshe, A&N në pjesën e fundit të stinorit regjistroi 5 fitore radhazi në Ligë të Parë A dhe në ndërkohë siguroi 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, duke e eliminuar Kikën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë