Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA PËR SHTYP E FFK-së

Të indinjuar

Pamje nga konferenca për shtyp e FFK-së/ Foto: FFK

Të indinjuar


Teksti: FFK

23 March, 2023 @0:55

Federata e Futbollit e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e aktiviteteve të Kombëtares së Kosovës, para dy ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian, si dhe zhvillimet e fundit në federatë. Të pranishëm në këtë konferencë ishin nënkryetari i FFK-së, Bakir Burri, sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj dhe drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti. Ky i fundit ka folur për gjendjen momentale të futbollistëve në prag të dy ndeshjeve kualifikuese, teksa ka theksuar se forma e tyre është jashtëzakonisht e mirë. Ai ka shprehur optimizmin e tij për një performancë të mirë të Kombëtares në këto ndeshje të rëndësishme, pasi sipas tij lojtarët janë gati për të luftuar dhe për të dhënë maksimumin në fushën e gjelbër në arritjen e objektivit të kësaj fushate kualifikuese. Megjithatë, ai nuk ka kursyer indinjatën për veprimet e fundit nga organet e hetuesisë, të cilat gjatë ditës së djeshme kanë ndërhyrë në hotelin ku është akomoduar Kombëtarja dhe kanë shkaktuar shqetësim tek futbollistët dhe stafi teknik.
Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj theksoi se FFK është e hapur e transparente dhe që drejtësia t’i hetojë të gjitha ato që janë të bazuara me ligj, por mënyra dhe koha se si është vepruar ka qenë e papranueshme. Ai, tutje ka deklaruar se do t’i ndjekin të gjitha procedurat për ta paraqitur rastin tek organet përkatëse për ndërhyrjen joadekuate në ambientet ku është e akomoduar Kombëtarja. Ai ka thënë se një gjë e tillë ka ndikuar negativisht tek futbollistët, të cilët janë shqetësuar nga veprimet e fundit dhe se kjo ka qenë një goditje kundër aspiratave të ekipit kombëtar për ciklin kualifikues Euro 2024.
Hodaj shtoi se FFK beson në drejtësi dhe do të bashkëpunojë me organet e drejtësisë, duke vazhduar të jetë transparente në çdo aspekt, derisa theksoi se federata beson se gjykata do ta konfirmojë lirmin e presidentit Ademi nga të gjitha akuzat.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova