Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBËRIA 1-2 FUSHË KOSOVA

Të pamposhtur në pranverë, Fushë Kosova ngritet

Të pamposhtur në pranverë, Fushë Kosova ngritet


20 March, 2022 @16:15

Fushë Kosova është skuadra e vetme e Ligës së Parë Grupi B që nuk ka pësuar në pjesën pranverore të stinorit, nëse s’llogariten “dy të fortit” e grupit Ferizaji dhe Vushtrria.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Burim Shala, sot ka shënuar fitoren e parë si mysafir në pranverë, ndërsa kjo është ndeshja e shtatë e tyre pa humbje në grup, derisa në pranverë tashmë kanë arritur fitoren e tretë nga pesë ndeshje.

TABELA AKTUALE

Arbëria 1-2 Fushë Kosova [n.n. - Endrit Asllanaj, Rilind Haziraj]. Asistimet te të dy golat e “pampurëve” i bëri Urim Statovci sot.

Arbëria ka pësuar për herë të katërt radhazi, Fushë Kosova ka shkuar në pozitë të katërt të renditjes, duke e lënë pas 2 Korrikun dhe Arbërinë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë