Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALAIN GIRESSE

Të punojmë për të rritur nivelin

Të punojmë për të rritur nivelin


13 June, 2022 @13:49

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, pas ndeshjes së humbur ndaj Greqisë, të dytës me radhë ndaj helenëve ka thënë se duhet shumë punë për të rritur nivelin e kombëtares.

Në deklaratën e tij dhënë për shtyp pas duelit në Volos ku Kosova u mposht 0-2 nga Greqia, Giresse ka qenë i qartë.

“Unë kam ftuar 29 lojtarë, por pas suspendimeve dhe lëndimeve kemi mbetur me këta që ishin. Do të ishte katastrofale të ftojmë lojtarë që nuk kanë qenë pjesë e ekipit,” ka thënë fillmisht francezi.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Kjo, pasi që Kosova në bankën rezervë ndaj Greqisë kishte vetëm 6 rezerva, dy prej të cilëve portierë.

Kurse, sa i përket lojës, ka thënë se duhet rritur niveli patjetër.

“Ne duhet të punojmë shumë për të rritur nivelin e lojës. Por, gjithashtu duhet të kemi parasysh se kemi pasur plot mungesa. Po të ishin të gjithë, do të ishte ndryshe,” ka thënë Giresse ndër të tjera.

Gjendja e Kosovës në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve është pa mundësi kualifikimi në Ligën B, pas dy humbjeve ndaj helenëve. Ndërkaq në shtator dy ndeshjet e fundit, ndaj Irlandës Veriore jashtë dhe Qipros brenda, do të jenë luftë për pozitën e dytë.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve