ISTOGU
Të vetmit pa fitore
12 September, 2015 @18:18
Istogu ka mbetur skuadra e vetme pa fitore pas katër xhirove të para të zhvilluara në Superligë. Ekipi i drejtuar nga gjakovari Genc Hoxha, nuk ka arritur as sot të shënojë fitore, kur u mposht në Shahin Haxhiislami të Pejës nga Liria e Prizrenit, 1-3.
Istogu do të kërkojë fitoren në xhiron e ardhshme në ndeshje ndaj Drenicës si mysafir, derisa tashmë ata kanë të vërejtur mungesën e sulmuesit që shënon, pasi që sot shënuan golin e parë në Superligë, me anë të Fatlum Gashit.