Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER UNITED

Ten Hag konfirmon qëndrimin e Cristiano Ronaldos

Ten Hag konfirmon qëndrimin e Cristiano Ronaldos


31 August, 2022 @17:26

Kryetrajneri i Manchester Unitedit ka konfirmuar në një mënyrë qëndrimin e Cristiano Ronaldos në ekip, përkundër përfoljeve se ai mund të largohet diku tjetër.

Sipas njoftimit të BBC Sport, Erik Ten Hag ka bërë të ditur në konferencë për shtyp se përkundër se duhet të qëndrojmë të zgjuar deri në momentin e fundit të afatit kalimtar, sa i përket ekipit, ky është ai që do të vazhdojë deri në së paku janar të vitit të ardhshëm.

“Për këtë afat kalimtar kjo është që është. Prej shtatorit deri në minimum, janar, do të jemi me këta që jemi në ekip tash,” ka thënë fillimisht trajneri i ri holandez i Unitedit.

Ndërsa më pas, u pyet direkt për Ronaldon.

“Natyrisht që është e qartë. Neve na duhen lojtarë cilësorë. Ne duhet të mbulojmë të gjitha llojet e ndeshjeve që na dalin përballë gjatë stinorit, na duhet vazhdimësia, për këtë po luftojmë,” ka qartësuar Ten Hag në fund.

Pas një starti aspak të mirë, duket se Manchester United ka marrë veten dhe tashmë me dy fitore të rëndësishme është ngritur në renditje aktualisht.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League