Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIM NË "FADIL VOKRRI"

Tentimet e pasakta karakterizuan duelin

Foto: FCPrishtina/ fb

Tentimet e pasakta karakterizuan duelin


7 May, 2023 @19:34

Numër i madh i rasteve nga Prishtina, veçanërisht në pjesë të parë. Shumica të pasakta që nuk gjenin kornizën e portës së Enea Koliçit. Njëjtë edhe në anën tjetër, edhe pse më pak raste, por Mevlan Zeka pos herës së parë në dy tentimet tjera të mira që i kishte, nuk gjeti kornizën e portës së Agron Kolajt.

Në fund, Prishtina 0-0 Gjilani, në duelin derbi të pozitave katër dhe tre të renditjes aktuale, ku skuadrat me pikët e marra bëhen 44, përkatësisht 51. Të dyja këto skuadra do të kenë edhe një ndeshje shumë më të rëndësishme se kjo më vonë, kur takohen në finalen e Kupës së Kosovës - për trofeun e garës më masive të futbollit kosovar.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga