Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Terrene neutrale dhe 40 mijë teste për të rifilluar PremierLiga

Terrene neutrale dhe 40 mijë teste për të rifilluar PremierLiga


2 May, 2020 @1:39

Terrenet neutrale janë mënyra e vetme për tu kompletuar stinori 2019/20 në Premier Ligë, është thënë sot gjatë video - konferencës së klubeve të elitës së futbollit anglez.

Me atë që bën të ditur BBC Sport, pritet që të përzgjedhen deri në 10 stadiume për të vazhduar stinori.

Gjithashtu është shprehur nevoja që për testim të lojtarëve dhe stafit të klubeve të jenë në dispozicion rreth 40 mijë teste për coronavirus, ashtu që të vazhdohet stinori në mënyrë të sigurtë.

Deri në fund të stinorit në Premier Ligë kanë mbetur edhe 11 xhiro me 92 ndeshje në program, kurse klubet kanë siguruar se futbolli do të vazhdojë në momentin që një gjë e tillë do të jetë e sigurt për të gjithë akterët e sportit më të popullarizuar në botë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League