KOSOVA
Testi i pestë për Kosovën
10 October, 2015 @12:14
Kosova sot do ta zhvillojë ndeshjen e pestë zyrtare miqësore në historinë e saj.
Të përzgjedhurit e trajnerit Albert Bunjaku do të dalin në fushë për t’u përballur me përfaqësuesen nga Afrika, Guinea Ekuatoriale.
Gjersa Guinea këtë ndeshje e sheh një test të mirë për vete para fillimit të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, qëllim të njëjtë synon ta ketë edhe përfaqësuesja e Kosovës, e cila shpreson që të jetë pjesë e kualifikimeve për Botërorin e radhës pas pranimit në FIFA në vitin e ardhshëm.
Kosova deri më tani është përballur me Haitin, Turqinë, Senegalin dhe Omanin, ku prej tyre ka regjistruar një fitore, një barazim dhe dy humbje, si dhe ka pasur tre takime të tjera miqësore me klube si Eintracht Frankfurt, Werder Bremen dhe Will.
Guinea, e cila aktualisht renditet e 67-ta në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, është një përfaqësuese në ngritje të sipërm dhe kjo ndeshje nuk do të jetë aspak e lehtë për ekipin kosovar.
Ndeshja Kosova - Guinea do të fillojë nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit në Prishtinë.