Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL MADRID

Tetë me dy!

Tetë me dy!


20 September, 2014 @17:49

Skuadra e rikthyer në La Liga, Deportivo La Coruna, është turpëruar para tifozëve të saj pas humbjes së thellë ndaj Real Madridit.

Ekipi i Carlo Ancelottit sot u shndërrua në një makineri të golave duke shënuar hiq më pak se tetë herë për fitore 8-2 ndaj Deportivos.

Cristiano Ronaldo shkëlqeu duke shënuar hat-trickun e radhës me fanellën madrilene, ndërsa atë e ndjekën Javier Hernandez dhe Gareth Bale me nga dy gola, si dhe James Rodriguez me një gol.

Për vendasit golat e vetëm u shënuan nga Jose Verdu Toche dhe Haris Medunjanin nga penalltia.

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga