Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROKLUBET

Teuta fiton, Kukësi barazon

Uefa.com

Teuta fiton, Kukësi barazon


4 July, 2013 @23:21

TEUTA FITON

Teuta e Durrësit ka arritur që të shënojë fitore në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për Europa League 2013/14. Durrësakët kanë shënuar fitore 3-1 ndaj Dacias së Chisinaut nga Molldavia. 

Daniel Xhafaj (29’) ka qenë ai që ka hapur serinë e golave për djemtë e detit, por rusi Vasiliy Pavlov (38’) ka arritur të barazojë shpejtë për molldavët. 

Mirëpo, në pjesën e dytë djemtë e Gugash Maganit kanë dalë me një frymë tjetër dhe kanë arritur të shënojnë edhe dy herë për të shënuar fitore me rezultat 3-1. Golashënues kanë qenë Albi Dosti (68’) dhe Bledar Mancaku (73’). 

KUKËSI BARAZON SI MYSAFIR

 

Kukësi në anën tjetër ka debutuar në garat europiane me barazim si mysafir në Estoni. Djelmoshat e Armando Cungut kanë arritur të gjejnë barazimin në minutën e 79-të me anë të golit të Gerard Prognit, pasi që skuadra Flora nga Talini kishte udhëhequr në minutën e 11-të me anë të golit të Sander Post-it. 

Kosovarët që luajnë në skuadrën e Kukësit Yll Hoxha dhe Besar Musolli kanë qenë pjesë e formacionit bazë. Musolli ka luajtur tërë ndeshjen, ndërsa Hoxha është zëvendësuar në minutën e 78-të të ndeshjes. 

LAÇI DËSHTON NË FUND

 

Skuadra e vetme shqiptare që ka dëshpëruar sonte ka qenë ajo e Laçit. Djelmoshat e Stavri Nicit janë mposhtur nga skuadra e Luksemburugt, Differdange, 0-1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Skënderbeu të Korçës. 

Skuadra nga Luksemburgu ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes në momentet e fundit të takimit (84’) me anë të mesfushorit Phillipe Lebresne. Kosovari që luan për këtë skuadër Dejvid Sinani, nuk është futur në ndeshje për asnjë minutë dhe ka qëndruar për 90 minuta në bankën rezervë të skuadrës nga Luksemburgu. 

KOSOVARI SHPËTON TETEKSIN

Kosovari Genc Iseni ka arritur të shënojë golin më të rëndësishëm për ekipin e tij, Teteks nga Tetova. Iseni ka shënuar në minutën e fundit të takimit ashtu që ekipi i tij të mos dalë humbës si vendas nga ekipi armen, Pyunik. Për skuadrën nga Tetova përveç kosovarit Iseni, edhe mbrojtësi shqiptaro-maqedon, Egzon Bejtullai, ka luajtur 90 minuta. 

Ndeshjet e kthimit të Europa League luhen pas një jave dhe me mundësi të madhe pritet që Teuta e Kukësi, të kalojnë në raundin e dytë, derisa Laçi tani do të ketë punë më të vështirë pas humbjes së pësuar sonte. 


FIFA RANKING

Kalohet edhe Serbia!

Shqipëria

Kalohet edhe Serbia!

04/07/13 @ 12:11

W. HILL

Suarez-Arsenal, bllokon bastoret!

Premier League/Transfere

Suarez-Arsenal, bllokon bastoret!

04/07/13 @ 09:07

99

Cassano kalon te Parma

Serie A/Transfere

Cassano kalon te Parma

04/07/13 @ 08:29

UELLS

Shelvey në Swwansea

Premier League/Transfere

Shelvey në Swwansea

04/07/13 @ 08:18

FINAL FOUR PËR TË PËRCAKTUAR KAMPIONIN

FSHF ndërron formatin e Superiores

FSHF Kategoria Superiore

FSHF ndërron formatin e Superiores

19/07/23 @ 11:56

ELIMINOHET KAMPIONI I SHQIPËRISË

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

18/07/23 @ 22:01

PREJ SHQIPËRIE NË TURQI

Visar Bekaj kalon në Hatayspor

Kualifikimet për Evropian/FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Visar Bekaj kalon në Hatayspor

10/07/23 @ 15:42

SHITJA FILLON ONLINE

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

Kualifikimet për Evropian/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

10/07/23 @ 15:06

KONFIRMOHET

Gjilani huazon dy lojtarë nga Kukësi

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Gjilani huazon dy lojtarë nga Kukësi

10/07/23 @ 12:06

GODET KAMPIONI

Enea Koliçi kalon te kampioni!

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Enea Koliçi kalon te kampioni!

05/07/23 @ 20:28

MESFUSHORI I KUQEZINJËVE

Ylber Ramadani drejt Serie A-së

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/Serie A/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Ylber Ramadani drejt Serie A-së

03/07/23 @ 08:45

REAGIMI I FSHF

FSHF: Prej janarit Oversport nuk ka paguar…

FSHF Kategoria Superiore

FSHF: Prej janarit Oversport nuk ka paguar…

30/06/23 @ 09:18

TRANSMETIMI

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

27/06/23 @ 16:22

DREJT GJILANIT

Klodian Duro i rikthehet futbollit kosovar

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/International/Transfere

Klodian Duro i rikthehet futbollit kosovar

26/06/23 @ 14:21


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore